Biznes_mieszkaniu_czyli_5992591
Periudha para zgjedhore dhe deri në ndërrimin e pushtetit vitit që lamë pas u shoqërua me gjoba selektive për sipërmarrësit. Edhe pse nën zë ata u ankuan, asnjëri prej tyre nuk doli për të denoncuar inspektorët tatimorë për gjobëvënien e qeverisë së kaluar. Por ndërrimi i pushteteve duket se ju dha mundësinë bizneseve të ankohen për të kërkuar të drejtën e tyre. Kjo shtyu Ministrinë e Ekonomisë të hartojë një projekt ligj “Për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave të vëna nga kontrollet dhe verifikimet tatimore të kryera për periudhën 1 mars 2013 deri më datë 31 gusht 2013″, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. U lancua para disa ditësh kjo iniciativë nga ministri përkatës, Ahmetaj, por gazeta “Dita” zbardh të plotë projektin i cili përcakton detajet se si mund të realizohet ky proces. Por burime pranë kësaj ministrie bëjnë të ditur se zbatimi në praktikë është një çështje shumë e ndjeshme dhe do të mbetet një proces që kërkon një kohë relativisht të gjatë.
 Si do të bëhet anulimi i gjobave?
Projektligji është ndërtuar me 7 nene, ku përcaktohet objekti i tij, personat që përfitojnë faljen, dënimet administrative që falen, përjashtimet nga falja dhe në nenin 5 dhe 6 përcaktohet procedura e shuarjes se detyrime që falen dhe aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji. Sipas relacionit të projektligjit është parashikuar që Ministria e Financave, nëpërmjet një udhëzimi, të përcaktojë qartë proçedurat dhe kushtet që duhet të plotësojnë personat fizikë dhe juridikë, që përfitojnë nga kjo falje, si dhe cilat masa administrative (gjoba) falen. Të gjitha këto, do të jenë të harmonizuara dhe të bazuara vetëm mbi bazën e konstatimeve abuzive dhe të kundraligjshme në vendosjen e gjobave ndaj biznesit dhe sipërmarrjes.
Kush e përfiton faljen?
Ligji parashikon faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, të vendosura nga administrata tatimore prej datës 1 mars 2013 deri më datë 31 gusht 2013, si dhe përcakton kompetencat konkrete të administratës tatimore për evidentimin dhe mënyrën e trajtimit të praktikave të tatimpaguesve të ndëshkuar që përfitojnë nga ky ligj. Pjesë e kësaj falje sipas nenit 2 të projektit, janë të gjithë personat juridikë e fizikë, të regjistruar si tatimpagues në administratën tatimore, “përfitojnë faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave të vendosura nga inspektorët tatimorë nëpërmjet kontrolleve apo verifikimeve tatimore të çfarëdo lloji, të kryera për periudhën nga data 1 Mars 2013 deri në datën 31 Gusht 2013”.

Cilat dënime administrative falen?
Tatimpaguesit përfitojnë faljen e përcaktuar sipas nenit 2 të këtij Ligji nga dënimet administrative në formën e gjobës, të vendosura nga inspektorët tatimorë, nëpërmjet kontrolleve apo verifikimeve tatimore të çfarëdo lloji, të kryera prej datës 1 Mars 2013 deri në datën 31 Gusht 2013, në kuadrin e Ligjit Nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërise” të ndryshuar, të Ligjit Për TVSH-në” të ndryshuar, të Ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar, të Ligjit “Për taksat kombëtare” të ndryshuar dhe të Ligjit “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore e shëndetësore” të ndryshuar.
Përjashtimet nga falja
Përjashtohet nga falja e çdo dënimi administrativ (gjobë) të përcaktuar sipas nenit 3 të këtij Ligji, masa e tatimit e vendosur nëpërmjet kontrolleve ose verifikimeve tatimore të çfarëdo lloji, të kryera nga data 1 Mars 2013 deri më datë 31 Gusht 2013. Po kështu projektligji përjashton nga falja e parashikuar në nenin 3 të këtij Ligji, dënimet administrative në formën e gjobave, të llogaritura dhe regjistruara automatikisht nga sistemi informatik i tatimeve për shkak të shkeljeve të dispozitave të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Sa zgjat procedura e shuarjes së detyrimeve?
Brenda 5 muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, administrata tatimore fshin dënimet administrative të falura sipas këtij ligji, dhe bën pasyqrimet konkrete të fshirjes në regjistrat e saj.

1 comments:

  1. Artikuj të mirë, A keni dëgjuar për zotin Benjamin, Email: Lfdsloans@outlook.com --WhatsApp Kontakt: + 1-9893943740-- të cilët punojnë me shërbimin e financimit ata më japin kredi prej 95,000.00 $ për të filluar biznesin tim dhe unë i kam paguar ato çdo vit tash e dy vjet dhe akoma më kanë mbetur 2 vjet edhe pse më pëlqen të punoj me ta sepse ata janë huadhënës të vërtetë të huasë që mund të të japin çdo lloj kredie.

    ReplyDelete

 
Top