vace-gace
Disa ditë pas lamtumirës për Vaçe Zelën, një konflikt me fjalë vërtet të rënda ka shpërthyer online, pas një shkrimi të Fatos Lubonjës që ngjalli shumë debate. Shkrimi në fjalë ngacmoi edhe “nervin” e këngëtares vlonjate, Aurela Gaçe, e cila postoi një përgjigje për Lubonjën në Facebook që shumë e konsideruan po aq të tepruar sa dhe vetë shkrimi i Lubonjës. Është një ndër debatet më të nxehta në rrjetet sociale që vijonte edhe dje.
“Dita” kontaktoi pasditen e djeshme më këngëtaren, për të kuptuar më shumë mbi atë çka e shtyu për reagimin që bëri aq shumë bujë. Aurela ishte e prerë: “Nuk kam ç’të shtoj më. Ju lutem, mos ta ngacmojmë më këtë sepse nuk dua të bëj gam- gam. Ju falënderoj”. Ky ishte mesazhi i qartë i Gaçes, me dëshirën për t’i dhënë fund këtij debati.
Po çfarë ka ndodhur? Pas vdekjes së këngëtares Vaçe Zela (më 6 shkurt) në Zvicër, ku jetonte prej vitesh, u mbajt një ceremoni shtetërore në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, nën kujdesin e kryeministrit Rama dhe ministres së Kulturës Kumbaro.


Po çfarë ka ndodhur? Pas vdekjes së këngëtares Vaçe Zela (më 6 shkurt) në Zvicër, ku jetonte prej vitesh, u mbajt një ceremoni shtetërore në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, nën kujdesin e kryeministrit Rama dhe ministres së Kulturës Kumbaro.
Më 13 shkurt, Lubonja boton në një të përditshme, një opinion. Teksa iu kërkonte falje të gjithë atyre “që vdekjen e Vaçes e përjetuan sikur u vdiq një pjesë e shpirtit”, shkruan se vetë i përket një brezi që, “nuk e ka dëgjuar muzikën e Vaçes veçse me detyrim: nëpër altoparlantët e zboreve, të aksioneve dhe pastaj në ata të burgjeve”. Publicisti shprehej se “këngët e festivaleve tona, edhe ato që na këndonte Vaçja, kërkonin të na edukonin dashurinë e rrejshme për atdheun, shokun Enver, Partinë, revolucionin, socializmin, arat, fabrikat, kantieret”. Vargjet e këngës “Valsi i Lumturisë”, për Lubonjën janë vargjet banale të një kënge banale propagandistike. Në fund, publicisti theksonte se “duke dëgjuar ato që u thanë e shkruan për Vaçen me rastin e vdekjes së saj, nuk mund të mos ndihesha keq e të mos shtroja pyetjen: Ç’është kjo histeri, si ta shpjegojmë? A jemi në një regjim tjetër nga ai që kaluam, apo vazhdojmë të jemi në po atë regjim? A kemi mësuar ne ndonjë gjë nga ajo kohë dhe a jemi bërë më të rritur, apo jemi qorrollepsur edhe më? Mos vallë unë jetoj në një botë tjetër nga këta që shprehen kështu, apo kemi të bëjmë me një epidemi konformizmi, hipokrizie dhe debilizimi masiv?”
Vecanërisht togfjalëshi i fundit ngjalli debate të zjarrta. Debilizëm masiv? Aurela Gaçe, në letrën e hapur në Facebook-un e saj i shkruante Lubonjës se, nëse vrasësve e përdhunuesve nuk u vjen keq për viktimat e tyre, “ti, – i drejtohej Lubonjës, – megjithëse nuk ke kryer krim me armë, ke vrarë me fjalë aq të rënda dikë që as nuk jeton më… ke vrarë një njeri që akoma nuk ka bërë të 40-at”, shkruante ajo duke nënkuptuar Vaçe Zelën. Sipas Gaçes, Lubonja harron se nuk ia ka fajin Vaçe Zela për vuajtjet që ka pësuar. “Më vjen shumë keq për ata njerëz që vuajtën në atë regjim, më këputet shpirti të dëgjoj historitë e tyre të dhimbshme… Por ti nuk përfaqëson dot as ata. Sepse ti nuk je si ata”, thoshte Gaçe. Por ndër të tjera këngëtarja i shkruante publicistit të njohur: ““Dëgjo, ti misionin tënd mbi tokë e kreve si i dërguar i djallit, na helmove sa herë munde. Mirë do të bëje ta bëje si Hitleri edhe ti, t’ia fusje vetes (se ashtu e dimë, që nuk e vranë por vrau veten )… e nëse s’ta mban me koqe plumbi, merr një litar… E unë të jap fjalën se do të vij të të këndoj atë këngën e famshme të “Beatles”, “Mbyte veten me litar o Dinooo”, shkruan ajo. Ky paragraf shkaktoi reagime të shumta pro e kundër për shkak të ashpërsisë së tij.

0 comments:

Post a Comment

 
Top