Konflikti për pronën ka shënuar viktimën e radhës në Lushnje.  Ngjarja ndodhi në fshatin Zhamë të komunës Dushk, ku 33-vjeçari Eri Dignozi është qëlluar me armë gjahu, duke mbetur i plagosur rëndë.
Ai është dërguar në spital, por ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda.
Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe ka bërë të mundur identifikimin e autorit, H.M., i cili është shpallur në kërkim.

0 comments:

Post a Comment

 
Top