TIRANE - Biznesmeni i gazit, Piro Bare, i cili dyshohet se ka qenë objektiv i një atentati që po përgatitej më 25 janar nga Julian Sinanaj, ka akuzuar dje Ilir Karçinin si porositës të kësaj ngjarjeje. 
Në një intervistë për televizionin “Ora News”, Piro Bare ka treguar se janë gjetur prova që e lidhin planin për vrasje me biznesmenin Ilir Karçini. “E ka thënë vetë personi i arrestuar, se Ilir Karçini ia ka dhënë foton time dhe pagesën për kryerjen e ngjarjes”, theksoi Piro Bare. Ai citoi dëshminë e dhënë nga Julian Sinanaj, që ka pranuar se është takuar disa herë me Ilir Karçinin në lidhje me “porosinë” që kishte marrë për vrasjen me pagesë të pronarit të “Romano Port”.

 “Killeri e ka shprehur qartë fare, thotë m’i dha lekët në shtëpinë e tij, m’i dha lekët dhe preu foton”, deklaroi Piro Bare, duke iu referuar dëshmisë së dhënë nga Julian Sinanaj. Biznesmeni i gazit theksoi se prej muajsh kishte një ndjeshmëri se diçka po kurdisej ndaj tij. “Kishte muaj që më vinin fjalë që diçka do të ndodhë, dhe atë ditë që është kapur ky person, kur kam parë aparatin fotografik në televizor, i kam thënë gruas se duhet të jem edhe unë aty”, theksoi Piro Bare. Ai shpjegoi se për herë të parë ka pasur marrëdhënie me Ilir Karçinin në vitin 2009, kur i ka përpunuar një anije me karburant në Porto Romano. 

Fotoja 
“Më pas nuk kam pasur marrëdhënie, ishim ndarë paq, por në vitin 2011 nisën problemet, pasi ai kërkoi të shkarkonte anijet, por në atë kohë nuk i kishte dokumentet”, theksoi Piro Bare. Ai tregoi se një ditë pas arrestimit të 30-vjeçarit Julian Sinanaj ka pasur një telefonatë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. “Më mori në telefon prokurori dhe më tha: ‘Duhet të paraqitesh në prokurori, por pa bujë dhe pa zhurmë’”, theksoi pronari i “Romano Port”. 

0 comments:

Post a Comment

 
Top