Nga sot, qytetarët e Tiranës kanë një hapsirë të gjelbër më shumë. Qeveria e re ka pritur një ditë simbolike siç është 20 shkurti, dita e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës për të bërë një xhest simbolik duke rrëzuar murin e Vilës 30, e njohur ndryshe si vila e Mehmet Shehut në zonën e ish- Bllokut. Rrethimi i kësaj vile është hequr, ndërkohë që zona i është kthyer qytetarëve si lulishte.
Arkitektët Artan Lame dhe Artan Shkreli folën për mediat duke e cilësuar këtë veprim si “rrëzimi i murit të fundit të diktaturës”.
Muri i fundit i Bllokut rrëzohet sot. Sot hiqet gardhi i fundit në Tiranë, i trashëguar nga vitet ’70. Tiranës i kthehet një lulishte. Për tiranasit kjo ishte një lulishte që nuk ishte. E ndërtuar në vitet ’50, por e mbyllur në vitet ’70, kjo lulishte priti vitin 2014 për t’u kthyer si hapësirë e gjelbër për qytetarët,” tha Lame.
“Hapja e hapësirës së fundit të Bllokut, e ndalura deri më sot, vjen pas interesimit të kryeministrit Edi Rama. Vlera e simbolika përkon me rënien e bustit të Enver Hoxhës. Kthimi i hapësirës për qytetarët, fëmijët, gratë vjen në kuadrin e rehabilitimit të hapësirave të tjera si kryeministria dhe parqet e saj. Investimi do të vazhdojë me elementë të mobilimit urban”, tha Shkreli. Kjo është tjetër hapsirë e gjelbër që i shtohet kryeqytetit,  që duhet thënë se ka pak të tilla në të gjithë territorin e tij, madje që sot ka filluar të trajtohet si e tillë. Në këtë pasdite, aty gjetëm njerëz që pushonin, por kishte edhe nga ata që e shfrytëzonin për të… lexuar një libër.
1

2

3

4

7

8

9

0 comments:

Post a Comment

 
Top