Këshilli i Ministrave ka emëruar Auron Taren si kreun e AKB-së, Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Më herët qeveria kishte vendosur krijimin e kësaj agjencie duke përcaktuar dhe kompetencat bazë të saj.  Mësohet se fillimisht puna e kësaj agjencie do të nisë me një ekip-bërthamë prej afro 30 personash i cili do të jetë i shpërndarë në katër ose pesë rrethe të vendit. Nisma parashikon që  kjo Agjenci të jetë organi kompetent për disiplinimin dhe menaxhimin e integruar të vijës bregdetare shqiptare. Struktura është risi, pasi deri më sot, nuk ka pasur një agjenci të posaçme të dedikuar bregdetit dhe shpesh kompetencat mes ministrive të ndryshme ishin të pakoordinuara. Plani i qeverisë Rama është që në një kohë të dytë, pasi Agjencia të ketë marrë formë, funksionimi i saj të bazohet dhe në një ligj të posaçëm dhe jo thjesht me vendim qeverie, duke i shtuar gradualisht asaj dhe kompetencat mbi bregdetin. Auron Tare vjen nga një eksperiencë e suksesshme me Parkun Kombëtar të Butrintit, në të cilin punoi në vitet 1999-2005 dhe ku spikati për mbrojtjen dhe menaxhimin e këtij parku duke thithur shumë turistë elitarë.  Ai nuk bën pjesë tek “raca e politikanëve” dhe funksionon më tepër si menaxher. Pasionet e tij në dy dekadat e fundit kanë qenë Butrinti, trashëgimia kulturore dhe gazetaria.

0 comments:

Post a Comment

 
Top