Një valixhe dyshimtë e gjetur pranë murit të Ambasadës Amerikane ka ngritur në këmbë policinë e Tiranës paraditen e sotme.  Çanta gjetur pranë murit rrethues të ambasadës, në afërsi të kryqëzimit pranë Liceut Artistik rezultoi se ishte lënë aty nga një student, i cili kishte në të sendet personale.
Pavarësisht se nuk pati ndonjë telefonatë në sallën operative, thjesht prania e çantës ngriti dyshime, duke e bërë policinë dhe ekspertët e xhenios të inspektonin vendin e ngjarjes për rreth 30 minuta.
Ndërkohë, qarkullimi i mjeteve në Rrugën e Elbasanit vijoi normalisht.

0 comments:

Post a Comment

 
Top