Ish-kryeministri Berisha e cilëson veprim të papërgjegjshëm masën e heqjes së transportit me furgonë, pjesë e paketës së masave që prezantuan dje nga ministri i Brendshëm dhe ai i Transporteve, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.
Berisha thotë se një masë e tillë shkatërron mijëra vende pune dhe fton shoferët e furgonëve t’i bashkohen protestës së organizuar nga qeveria me 20 shkurt.
“Qëndrim i papërgjegjshëm korruptiv i qeverisë Rama – Meta që shkatërron së paku 17-20 mijë vende pune.
Të dashur miq, beteja me furgonat e qeverisë Rama -Meta, është një akt shumë i papërgjegjshëm dhe fund e krye korruptiv që shkatërron më së paku 17-20 mijë vende pune. Unë ju bëj thirrje të gjithë shoferëve të furgonëve, familjarëve të tyre, të mos përkulen por të përdorin të gjitha mjetet demokratike, demostratat dhe grevat për të mbrojtur vendet e tyre të punës. Ju bëj thirrje qytetarëve të solidarizohen me shoferët e furgonave dhe familjet e tyre në protestën e tyre të drejtë.
Unë ftoj të gjithë shoferët e furgonëve, familjarët e tyre të bashkohen me ne në marshin mbarë popullor të 20 shkurtit kundër mashtrimeve të mëdha elektorale, shkatërrimit masiv të vendeve të punës dhe rritjes të pandalshmë të papunësisë, vendosjes së faturës aforfe të energjisë që detyron qytetarët të paguajnë 2.5 herë për energjinë më shumë se sa kreu i qeverisë, kundër vendimit për furgonat që i pret bukën e gojës 17-20 mijë familjeve shqiptare. Marshi i 20 shkurtit është antidodi, përgjigjia më e merituar ndaj revanshit të qeverisë Rama – Meta!! Sb”, shkruan Berisha.

0 comments:

Post a Comment

 
Top