Lidershipi i PD-së gati sa nuk e thotë hapur (dhe çudi se pse druhen ta thonë?!), që pushtetit duhet t`u jepet sërish atyre, jo pas katër vjetësh, jo nesër, por sot, tani në çast. Kjo është psikoza e tyre, jashtë çdo logjike normale në një betejë politike normale. Nuk duan as më pak e as më shumë, por vetë pushtetin që u iku më 23 qershor, për të cilin kanë inat me të gjithë, me popullin të parin që i zbythi me votë.
Por sikur t`jua japësh sot pushtetin, çfarë do bënin vallë?! Çdo të bëjnë më të? Çfarë reformash do ndërmarrin dhe ku? Çdo të bëjnë me sistemin e Drejtësisë, me reformën Territoriale, me reformën në Arsim, në Shëndetësi?! Çdo të bëjnë më financat, me ekonominë?!  A do vijojnë t`ua shlyejnë borxhet kompanive?! Po me Rendin çdo bëjnë?!  E meqë ra fjala, do ndërhyjnë në Lazarat?! Po ca ish-ministra të tyre që kanë abuzuar çmendurisht, a do i çojnë para Drejtësisë?! Si do sillen me opozitën, pasi sa qenë në pushtet, nuk lejuan ngritjen e as një komisioni hetimor?!
Vëreni me kujdes: janë pyetje që më së shumti, i takojnë vitit të fundit të mandatit të kësaj qeverie, por sjellja jashtë çdo standarti demokratik, detyron që të bëhen prej tani, duke luajtur me “sikurin”. Nuk është ndonjë dramë në politikë, që jo gjithçka në terren të ecë siç është shkruar në letër. Një parti kur vjen në pushtet, ka pika programi, por dhe vizione qeverisëse, të gjtha të matshme në kohë. Palët bëjnë bilancet e tyre më pas, ku ka shifra, tregues faktikë, por ka dhe perceptime  të ndryshme në varësi të këndvështrimeve politike, deri sa mbërrihet tek votuesi, i cili gjykon me votë.
Në katër muaj, të organizosh një protestë për mosmbajtje premtimesh nga qeveria, ku përfshihen 300 mijë të punësuar e shërbimi shëndetësor falas, kjo vetëm në Shqipëri ndodh. Siç ndodhin dhe çudi më të frikshme se kaq, nëse pas tyre është një emër: Sali Berisha!  

0 comments:

Post a Comment

 
Top