TIRANË- Zbardhen emrat e komisionit për pushimet nga puna në Policinë e Shtetit, komision i kërkuar nga opozita me qëllim hetimin e lëvizjeve në policinë e Shtetit nga muaji shtator 2013, deri në janar të këtij viti. 

Komisioni do të drejtohet nga deputeti i PD, Arben Ristani, ndërsa nënkryetar i komisionit parlamentar do të jetë deputeti i PS, Taulant Balla. 

Anëtarë të komisionit janë deputetët Eduart Halimi, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Flamur Noka,Ylli Shehu, Dashamir Tahiri, Pirro Lutaj, Ermonela Felaj, Blendi Klosi, Pjerin Ndreu, Paulin Sterkaj, Xhemal Qefalia dhe Xhovalin Kadeli , 

Për ngritjen e këtij komisioni u zhvilluan bisedime me deputetëve Fatmir Xhafaj (PS) dhe Oerd Bylykbashi (PD). Komisioni hetimor u votua me 106 vota pro dhe tre vota kundër.

0 comments:

Post a Comment

 
Top