Vrasësi me pagesë që u arrestua para pak ditësh, Julian Sinanaj, nuk mbante para në llogaritë e tij, por ua dërgonte rregullisht paratë mamasë dhe motrave të tij.
Gazeta “Panorama”, e cila u referohet burimeve nga grupi hetimor, shkruan sot se pas verifikimeve në banka ka rezultuar se Sinanaj ka transferuar së paku 100 mijë euro brenda një viti në bankat e nivelit të dytë.
Transfertat janë kryer në kohën kur janë bërë krimet, për të cilat ai akuzohet.
Sinanaj ka pohuar deri më tani se ka marrë 35 mijë euro për vrasjen e Agron Çelës, 20 mijë euro për bombën e prefektit Besnik Dervishi dhe 8 mijë euro për tritolin në banesën e Ardian Kollozit. Ai thuhet se ka marrë edhe një apartament për vrasjen e Sokol Veizit.

0 comments:

Post a Comment

 
Top