Ekzekutim me varje pritet të jetë dënimi për katër shqiptarët që u arrestuan nga policia kineze disa ditë më parë, si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar për trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore. Kina ka një ligj të fortë për luftimin e drogës, ku trafikantët  e drogës  apo të njerëzve ekzekutohen  pa ndonjë mundësi për t’u mbrojtur me avokat.
Ata u ndaluan në qytetin Xinhua dhe vepronin në bashkëpunim me një grup trafikantësh nga Nigeria. Ky rrjet ndërkombëtar vite me radhë ishte nën hetime dhe në këtë operacion ishte përfshirë edhe policia italiane dhe ajo e Togos, të cilat i ofruan informata shtesë policisë kineze.
Nga informacionet e grumbulluara shpjegohet se shqiptarët nga Shqipëria përmes rrugëve ilegale sillnin në Kinë lëndë narkotike të llojit marijuanë, ndërsa gjatë kthimit ata merrnin refugjatë duke i premtuar tokën italiane. Kinezët paguanin shuma të mëdha parash për të mbërritur në destinacionin e kërkuar evropian.
Sipas informacioneve të policisë kineze, një nga shqiptarët kishte krijuar një rrjet të prostitucionit në këtë qytet detar duke ofruar kinezëve “femra të bardha”.
Aksioni i arrestimeve u konfirmua edhe nga komandanti i forcave speciale Mario Parente në Romë.

0 comments:

Post a Comment

 
Top