Një person është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në Peshkopi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të martës. Viktima mësohet se është shtetasi Basri Nikolli, banor i kësaj komune.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Dyshohet se bëhet fjalë për vrasje për gjakmarrje, pasi viktima ishte vëllai i njërës prej dy nuseve që një vit më parë ekzekutuan dhe më pas groposën në kasollën e bagëtive vjehrrën e tyre.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 12 shkurt në fshatin Hatesh. Xhemile Skuka, 30 vjeç ka vrarë me sende të forta vjehrrën e saj, Naime Skukën. Më pas, me ndihmën e kunatës së vet, 30-vjeçarja ka marrë trupin e pajetë të vjehrrës 67-vjeçare dhe e ka groposur atë në kasollen e bagëtive.
Shkak i vrasjes makabër dyshohet të kenë qenë zënkat e vazhdueshme mes viktimës dhe dy nuseve të saj për të hollat që djali dërgonte nga emigrimi. Vec 30-vjeçares, së dënuar si autore e vrasjes, policia ndaloi edhe 23-vjeçaren Hike Skura, nusja tjetër që ka bashkëpunuar në krim.

0 comments:

Post a Comment

 
Top