TIRANE-Femrat shqiptare punojnë mesatarisht 2-3 orë më shumë se meshkujt dhe dhunohen më tepër në vitin e dytë dhe të tretë të martesës. Nuk duket aspak e mirë pasqyra e të dhënave që ka publikuar sot INSTAT me botimin Femra dhe Meshkuj në Shqipëri, i cili na dha një panoramë më të qartë mbi kontributin dhe përfshirjen e femrave dhe meshkujve në aktivitetet e ndryshme sociale, ekonomike e politike. 

INSTAT bën të ditur se botimi u përgatit me ndihmën e partnerëve suedezë ku kësaj here vjen me disa risi nga statistikat gjinore, ku përveç fushave që janë mbuluar dhe me parë si popullsia, lindjet dhe vdekjet, martesat dhe divorcet, arsimi etj, kësaj rradhe janë përfshirë edhe statistika të tjera që kanë dalë nga anketat e ndryshme që ka zhvilluar INSTAT, siç janë të dhënat nga “Anketa e Përdorimit të Kohës”, “Anketa e Dhunës në familje” dhe “Anketa e Matjes së Nivelit të Jeteses”. 

Kështu sipas anketimit, për një ditë “normale” pune, 7 ose pak më shumë orë, puna gjithsej e grave e kalon atë të burrave me 2-3 orë. Kjo diferencë thellohet në rastet kur gratë kanë një partner dhe të paktën një fëmijë nën moshën 7 vjeç 
Përveç kësaj, femrat shpenzojnë 7 herë më shumë kohë në punë të papaguara se sa meshkujt. Sipas raportit të INSTAT, pjesa më e madhe e femrave janë të punësuara në sektorin e bujqësisë. 

Sipas të dhënave, niveli i punësimit të femrave është 49.5%, kurse për meshkujt në 63.2%. 

Kjo do të thotë se të ardhurat për femrat janë shumë herë më të pakta se sa të ardhurat e meshkujve. 

Sa i përket dhunës, raporti i Institutit të Statistikave thekson se 59.4% e grave kanë raportuar se, kanë përjetuar dhunë në familje. Pra duket theksuar fjalë kanë “raportuar”, që do të thotë se këtu nuk përfshihet ajo pjesë që nuk e ka bërë të ditur dhunën e ushtruar. 
Sipas një grafike që është publikuar, dhuna në familje është më e dendur në vitin e dytë dhe tretë të martesës dhe vjen në rënie në vitet në vazhdim. 
dhuna ne familje

E vetmja pikë pozitive për femrat, është se ato kanë jetëgjatësi më të madhe se meshkujt. 

0 comments:

Post a Comment

 
Top