rama platini
Shqipërisë do t’i duhet të presë ende për të pasur një stadium të ri kombëtar, për një periudhë ende të pacaktuar. Fjalët e kryeministrit Edi Rama menjëherë pas ardhjes në pushtet, se “në kohë krize nuk ndërtohet stadium i ri”, janë përsëritur edhe nga presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, i cili vizitoi dje Shqipërinë. Platini foli për rikonstruksionin e stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” në Elbasan, duke shtuar se për stadiumin kombëtar në Tiranë duhet pritur deri sa të plotësohen të gjitha kushtet. Francezi, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino, zhvilloi takime me kryeministrin Rama, presidentin e FSHF-së, Armand Duka, si dhe me presidentin e FFK-së, Fadil Vokrri. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama shprehu kënaqësinë për vitin e Platinisë, të cilin e pret për herë të parë si kryeministër, ndërkohë që më herët e ka pritur si kryetar i Bashkisë së Tiranës. “Është gjithmonë kënaqësi kur një kampion i madh, një hero i madh i fëmijërisë së shumë prej nesh, rikthehet në Tiranë. Për mua është një kënaqësi e dyfishtë sepse fati ka dashur që, për shkak të detyrës, ta njoh Mishel Platininë prej kohësh dhe ta konsideroj mik”, tha Rama. “Është një mik që është vazhdimisht i vëmendshëm për mbarëvajtjen e futbollit në Shqipëri”. Kreu i qeverisë shtoi se e ka informuar francezin për përgatitjet e sezonit të ardhshëm të kombëtares. “Jemi të angazhuar dhe jemi të bindur që në shtator do t’i dhurojmë kombëtares sonë, por edhe për pjesën tonë të kompeticionit, një stadium që do të jetë në lartësinë e imazhit që duam për Shqipërinë, në Elbasan. Në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, Qeveria do të financojë këtë operacion. Ndërkohë folëm dhe për të ardhmen e stadiumit kombëtar, i cili fatkeqësisht sot është jashtë standardeve për të mikpritur një ndeshje ndërkombëtare. Po ashtu ndamë përsëri të njëjtën pikëpamje të kahershme, që ajo çka nuk duhet ta harrojmë asnjëherë është se futbolli është një sport që është në radhë të parë i fëmijëve, i të rinjve dhe është mbi të gjitha një instrument i pazëvendësueshëm social”. Platini e falënderoi Ramën për pritjen dhe shprehu bindjen se futbolli shqiptar është në duar të sigurta me Ramën dhe Armand Dukën. “Folëm për stadiumin e ri, për të cilin kryeministri është konsultuar me presidentin Duka e që do të realizohet sapo të jenë krijuar të gjitha kushtet. Stadiumi i ri do të ndërtohet në Elbasan, rreth 40 kilometra nga këtu, dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për zhvillimin e ndeshjeve në rang ndërkombëtar. Po ashtu, për krijimin e një vizonit të ri për sportin e futbollit, në Shqipëri, pasi duke filluar nga shtatori, të gjitha ndeshjet në Shqipëri, do të ndiqen nga e gjithë bota. Ne të UEFA-s jemi të kënaqur për ecurinë e futbollit këtu në Shqipëri, mbi të gjitha me dy personazhe të rëndësishëm që e duan shumë këtë sport. Edhe basketbollin, por kjo është çështje tjetër”.
Next
This is the most recent post.
Previous
Older Post

1 comments:

  1. Artikuj të mirë, A keni dëgjuar për zotin Benjamin, Email: Lfdsloans@outlook.com --WhatsApp Kontakt: + 1-9893943740-- të cilët punojnë me shërbimin e financimit ata më japin kredi prej 95,000.00 $ për të filluar biznesin tim dhe unë i kam paguar ato çdo vit tash e dy vjet dhe akoma më kanë mbetur 2 vjet edhe pse më pëlqen të punoj me ta sepse ata janë huadhënës të vërtetë të huasë që mund të të japin çdo lloj kredie.

    ReplyDelete

 
Top