Rivalitet në politikë, por jo vetëm. Dy femrat e Partisë Demokratike Majlinda Bregu dhe Grida Duma, konkurrojnë njëra-tjetrën edhe me makinat e shtrenjta.
Pretendentja për postin e nënkryetares së Partisë Demokratike, Majlinda Bregu nxori nga garazhi “Jaguarin XF” të blerë mbi 60 mijë euro (ajo e ka mohuar këtë cmim si një shpikje të medias), konkurrentja për të njëjtin post në PD, Grida Duma Shqina, ka blerë edhe ajo një makinë super të shtrenjtë.
Është fjala për një fuoristradë “Chevrolet Captiva”, që sipas koncensionarëve online arrin shifrën fillestarë të 100 mijë dollarë.
Grida Duma ka qenë së fundi personazh në emisionin “Konfidencë” në ABC Nevvs ku ka bërë dhe një xhiro më makinën e saj luksoze e madje edhe me bizhuteri të shtrenjta./LF

0 comments:

Post a Comment

 
Top