Marjon Mitro, i arrestuar me cilësinë e personit që ka porositur bombën e vendosur poshtë makinës së prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, ditën e arrestimit të Julian Sinanajt, i ka dërguar mesazh telefonik prefektit duke kërkuar nje takim me te. Sipas televizionit  “ABC News” nga të dhënat e grupit hetimor, prefekti Dervishi e ka vënë në dispozicion të hetimit mesazhin e dërguar nga i arrestuari Mitro, të cilit nuk i ka kthyer përgjigje.
Sipas hetimeve, 42-vjeçari Mitro ia ka dërguar këtë SMS prefektit, vetëm pak orë pas arrestimit të Julian Sinanajt, duke i thënë se “dua të ju takoj për një problem”, dhe në fund të mesazhit ka vendosur emrin dhe mbiemrin e tij.
Mitro, një ish-punonjës i Bashkisë së Vlorës, që njihej për shoqërinë me kryebashkuakun Gjika  u arrestua më 29 janar, policia me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda në ambientet e brendshme të aeroportit “Nënë Tereza” duke  tentuar të largohej drejt Italisë.
Ai akuzohet se ka ideuar dhe organizuar atentatin me bombë ndaj prefektit Dervishi.
Lidhja e Gjikës me Mitron dhe armiqësia e tyre e përbashkët me Dervishin (si përfaqësues i qeverisë në krye të prishjeve të fundit në Vlorë) është bërë disa herë temë debati ditët e fundit.
Në një intervistë në DITA, publicisti Lubonja tha se prapa sulmit ndaj prefektit qënron klani i kryebashkiakut. “Leximi im për këtë ngjarje është ky: aksionet e qeverisë me shembjet e ndërtimeve të kundërligjshme (ku fus edhe atë të pallatit me pronar vjehrrin e kryetarit të PD-së, Basha) kanë prishur ekuilibrat e sistemit të ngrënies nga ujku dhe me ujkun në Vlorë. Nuk do shumë mend për të kuptuar se “klani” për të cilin foli Dervishi është klani i kryetarit të Bashkisë që, sipas meje, i ka lejuar ato ndërtime me parimin “të hash nga ujku”. Prandaj dhe lëshimi para disa kohësh i Gjikës në duart e drejtësisë nga ana e socialistëve nuk mund të jetë pa lidhje, direkte apo indirekte, me këtë kërcënim. Kemi të bëjmë me mesazhin e krimit të organizuar e të lidhur me politikën që kërcënon qeveritarët e rinj të mos u prekin interesat sepse, përndryshe, i presin bombat -  u shpreh më herët analisti i njohur

0 comments:

Post a Comment

 
Top