Nuk presim që ata të shkëlqejnë në bukurshkrim. Por kjo fletë gjobe e prerë në Tiranë duhet ta bëjë të ndihet keq çdo punonjës policie që ka sadopak respekt për gjuhën e nënës.
E para, data është komplet një lajthitje: Gjoba mban datën 8.10.2014 pra i përket…tetorit të këtij viti që do dhe 8 muaj të mbërrijë. Me sa duket, polici ka dashur të shkruajë janarin në formën “moderne dyshifrore” por nuk e ka ditur që zeroja vendoset para njëshit dhe jo e kundërta :)
E dyta, vëreni si e shkruan emrin e rrugës Ali Pashë Gucia: “Ali Pas Guxia”. Ndoshta ka munguar në orën e abetares kur janë mësuar  “sh-ja” dhe “xh-ja”:)
Dhe për t’i vënë kapak, vini re lëmshin me gërmat nistore në fjalët që përshkruajnë arsyen e gjobitjes. Kurse fjala e fundit duhet të jetë ndonjë lloj automjeti i saposhpikur me emrin “takësivet”. Të ketë të bëjë me takën vallë? Apo me taksiratin? :)
gjoba 2

0 comments:

Post a Comment

 
Top