Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, shprehet se afera e furgonave është kopje e aferës së lojërave të fatit.
“Informacione të besueshme paraprake provojnë se prapa betejës së pamëshirë me kafshatën e gojës të 15 mijë familjeve të shoferëve me furgona, qëndrojnë interesa direkte të klanit Rama-Kokëdhima, kompani të fuqishme transporti të tyre dhe miqve të tyre”, shkruan Berisha.
Në vijim ai shton “në rastin e furgonave, po përsëritet identik skenari i lojërave të fatit, të cilat u bllokuan me urdhër të Ramës për interesa të tij direkte, të vëllaçkos së tij Olsi dhe të të tjerëve përreth tij!”.

0 comments:

Post a Comment

 
Top