taulant-balla
Ndërsa mediat e reja dhe ato tradicionale janë mbushur me kujtime protagonistësh të 20 shkurtit të 1991 apo edhe me debate rreth rolit që Sali Berisha ka pasur në atë ngjarje (që imazhet filmike të 20 shkurtit ‘91 e tregojnë në një automjet të bardhë që kalon në sheshin kryesor), numri dy i deputetëve socialistë Taulant Balla ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të përkujtuar ngjarjen historike. Balla i fton ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook” që ndërsa përkujtojnë 20 shkurtin të mos e harrojnë Berishën. Në statusin e tij, Balla ka publikuar 3 foto mes të cilave një foto të teserës së PPSH dhe 2 foto të ish-kryeministrit me familjen e ish diktatorit, që janë publikuar në vitin 2010 nga emisioni “Fiks Fare”.


Por përtej fotove, Balla ngre 6 pyetje publike për Berishën, duke i cilësuar ato si pyetje që i bëhen nga një bashkëkohës, doktorit që u vu në krye të Lëvizjes Studentore.
Më poshtë pyetjet publike të Ballës:
1. A ke qenë propozuar ti Sali Berisha në listën e deputetëve të PPSH për Tropojën në zgjedhjet e para pluraliste në konferencën e rrethit Tropojë në vjeshtë të vitit 1990 ku ishin të deleguar Besnik Bekteshi dhe Xhelil Gjoni? Pse të hoqën nga lista?
2. A i ke kërkuar djalit të madh të Mehmet Shehut për tu bërë mjek i klinikës së udhëheqjes? Çfarë të tha ai dhe pse mbete mjek i jashtëm i bllokut?
3. Sali Berisha a ke pasur miqësi të vazhdueshme ti me Kadri Hazbiun dhe a haje hamburger me të në Paris?
4. A e ke spiunuar ti Kadri Hazbiun për bisedat që ke bërë me të në Paris?
5. Si ka mundësi që ti je trajtuar me dyfishin e specializantëve të tjerë pak muaj më pas po në Paris?
6. Kush e dërgoi radiogramin? / RESPUBLICA

0 comments:

Post a Comment

 
Top