Ish-kryeministri Berisha thotë se është penduar për ligjin 7501, i cili sipas tij i futi pronat në tunel. Në një intervistë për gazetaren Eni Vasili, Berisha flet për ligjin e pronësisë mbi tokën, i cili prej vitesh ka gjeneruar konflikte që në shumë raste kanë përfunduar me të vrarë. Ish-kryeministri shprehet se një reformë të tillë e bëtri dhe Bullgaria, por çështja e pronësisë u fut në një tunel problematik.
“Përgjegjësia bazë fillon me ligjin e tokës. Ligji i tokës u votua në shkelje të hapur të parimit të pronësisë. U votua bazuar në principin e Xhefersonit toka atij që e punon dhe atij që është aty. U votua sepse fshati shqiptar ishte shndërruar në rezervuar të pa imagjinueshëm njerëzor. Aty ku në vitet 50 ku kishin jetuar dy familje tani ishin minimumi 15. në të gjitha takimet e mia me fermerët kishte vetëm një kërkesë po na latë pa tokë ne nuk kemi e çfarë jetojmë. Ligji nuk ndihmoi por ishte i domosdoshëm. Nëse atyre u hiqje një parcelë tokë ata do iknin në Greqi apo Itali. Ky nuk është i vetmi vend këtë reformë e bëri edhe Bullgaria që ka tokë për frymë më 8 herë më shumë se Shqipëria. Kjo e futi çështjen e pronësisë në një tunel problematik. Batërdia e dytë ishte qeverisja socialiste. Në qoftë se kthehet në vitin 96 dhe shkon në Durrës do gjesh një territor të pa prekur me ndërtime , vërshuan qeveritarët me cipa me pallate përdorën hipotekën si hipotekë partie. Ndërruan një mal më të madh se mali i Dajtit me falsifikime. Përgjigjen më të drejtë do ta jepte harta dixhitale”.
“Padiskutim që ndihem përgjegjës. Kush e votoi ligjin 7501, unë isha kryetari i PD-së në atë kohë”, thotë Berisha.
Berisha e cilëson të gabuar premtimin për legalzimie falas. “Ishte një proces që nuk eci me shpejtësinë e duhur. Ishte një proces i komplikuar thellësisht teknik. Tani është ofruar varianti falas. Të shohim. Është një premtim shumë i gabuar. Që shkon në kundërshtim flagrant me të drejtën. Qoftë dhe simbolikisht ti do i kompensosh. Atë mund ta kisha thënë ehe unë 100 herë. Tani del dhe i mashtron. Vimë në këtë shkurt në një shoqëri të mashtruar në shumë aspekte. Është e drejtë të premtojë se do bëj gjithçka për të legalizuar me një euro por jo falas. Premtim i pa mbajtur plotësisht por jo tërësisht”.

0 comments:

Post a Comment

 
Top